Gjilan

LVV në Gjilan uron për festën e FITËR BAJRAMI!

Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Gjilan uron të gjithë besimtarët muslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.

Pas sakrificës, durimit, lodhjes, mundit, përkushtimit, shkëputjes dhe largimit të shumë gjërave nga përditshmëria, gjatë muajit të shejtë të Ramazanit, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare. Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!

Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Gjilan

You Might Also Like