Sporte të tjera

Lutfi Haziri uron fituesin e të gjithë titujve në Bowling, Nysret Hazirin

14 maj 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim sportistin Nysret Haziri, i cili është fitues i të gjithë titujve në sezonin 2018/2019 në Bowling.

Kryetari Haziri, pasi e uroi për këto suksese të papara deri sot, tha se e ka bërë krenar Gjilanin, duke shtuar se Komuna është e gatshme ta mbështesë me të gjitha kapacitetet.

Sportisti Nysret Haziri e ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe mbështetjen e ofruar, ndërkaq ka pohuar se ky është veç fillimi i sukseseve të tij në Bowling në Kosovë, pasi shpreson që do të korrë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Përndryshe, Nysret Haziri është shpallur kampion i Kosovës në Bowling në sezonin 2018/2019, sikurse që e ka fituar Kupën dhe Super kupën e Kosovës. ​

You Might Also Like