Libri

Lutfi Haziri: Ramadan Mehmeti është letërnjoftim i librit gjilanas

Gjilan, 12 prill 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar të “Javës së Bibliotekës”, ku edhe është përuruar edhe këndi i librit të autorit Ramadan Mehmeti.

“Jam jashtzakonisht i lumtur që sot në objektin e ri të bibliotekës, po shënojmë me aktivitete të ndryshme javën e bibliotekës. Është dhurata e çmuar e autorit Ramadan Mehmeti, që e ndanë një pjesë të rëndësishme me të gjithë ne. Kudo që kam shkuar si pjesë e gjeneratës së mesme, kam promovuar me krenari Ramadan Mehmetin, si letërnjoftim të Gjilanit. Mehmeti së bashku edhe me Beqir Musliun, që padrejtësisht ka ikur herët nga kjo jetë, prapa kanë lënë vepër të madhe në letërsi dhe publicistikë në përgjithësi. Këta tek të gjithë lexuesit nëpër botë, kanë lënë emrin e tyre në kujtime të pashlyera të librit. Është nder i veçantë që për së gjalli, autori Mehmeti i ka lënë lexuesve gjilanas një pasuri të madhe të librave dhe titujve të rëndësishëm për trajtim edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se mbështetja e autorit është e nevojshme edhe në të ardhmen, sikur edhe deri më tani.

Kurse Ramadan Mehmeti, i clili është një humanist i madh nga fusha e librit, sepse vetëm gjatë vitit të kaluar ka shpërndar rreth 10 mijë libra nëpër trojet shqiptare, ka lexuar një pjesë të librit që i kushtohet moshës së pleqërisë.

Mehmeti, po ashtu ka konfirmuar angazhimin e mëtutjeshëm për librin dhe për botimet e ardhshme që do të jenë kontinuitet i përditshmërisë së tij.

You Might Also Like