Zgjedhjet 2019

Lutfi Haziri falënderon punëtorët shëndetësorë për punën dhe angazhimin

Kryetari i Komunës së Gjilanit njëherit kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe për një mandat në Gjilan, Lutfi Haziri, ka takuar sot punëtorët shëndetësor, me të cilët ka bashkëbiseduar për punët, shërbimet shëndetësore dhe investimet tjera në infrastrukturë dhe ndërtim të objekteve për shërbime shëndetësore në nivelin primar dhe atë regjional të Gjilanit.

Ish ministri, tani deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për punën e madhe dhe mbështetjen që ka bërë për shëndetësinë dhe programin e tij të qartë në këto zgjedhje për sektorin e shëndetësisë dhe për zhvillimin e tij  të mëtutjeshëm.

Ndërsa në paraqitjen e tij kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se falënderimi gjithnjë mbetet i vogël për misionin e madh që ka mjeku, e veçanërisht mjeku gjilanas.

“Të gjithë punëtorët shëndetësor, për punët dhe angazhimet që kanë dhënë vazhdimisht për shëndetësinë në Gjilan dhe kujdesin për pacientët e Gjilanit dhe më gjerë, janë ata që pacienti i sheh shpresë për shërim, prandaj kjo nuk mund të shprehet dhe as kompenzohet me kurrfar falënderimi” tha Haziri.

“Pa arsim dhe shëndetësi nuk mund të ketë prioritet tjetër të arritshëm. Kjo për arsye se pa një arsim cilësor dhe pa një shëndetësi dhe shëndet të mirë të qytetarëve, nuk mund të zhvillohet as bujqësia, as kultura dhe asnjë sektor tjetër. Prandaj, arsimi dhe shëndetësia së bashku edhe me sektorë të tjerë janë bazë e angazhimeve tona gjithandej Komunës së Gjilanit”, ka potencuar ai.

Në sferën e investimeve dhe shërbimeve në shëndetësi, kryetari Haziri, ka garantuar angazhimin maksimal për një rritje të kuadrit teknik dhe të numrit të mjekëve në institucionet primare të shëndetësisë, në mënyrë që trajtimi shëndetësor në nivelin primar të shterret deri në maksimum. Do të vazhdohet ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së dhe ambullantës së re në fshatin Llashticë dhe do të investohet edhe në paisje dhe mjete tjera përcjellëse”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe me datën 17 tetor 2017, në ora 16:00 në palestrën e sporteve do të mbahet mbahet tubimi i madh me të gjithë qytetarët e Gjilanit për ti parapri fitores pa balotazhë më 22 tetor 2017.

You Might Also Like