Gjilan

Lutfi Haziri: 20 vjetët e lirisë, janë themel i gjakut të dëshmorëve

Gjilan, 12 qershor 2019 – Në 20-vjetorin e lirisë, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e dhjetëra aktiviteteve duke filluar me seancën solemne, parakalimin e policisë, Njësitit të Zjarrfikësve, rojeve të pyjeve, mantelbardhëve. performancës së nxënësve të shkollës se arteve pamore, të nxënësve të shkollës së muzikës e të parashkollorëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka uruar qytetarët, ka thënë se  20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve.

“20 vjet lirie, festë e gëzim, por, në të njejtën kohë, janë 20 pritje, mundësi më të mirë për jetë dhe përpjepje për ta çuar atë amanet, dëshirë dhe atë kërkesë të njerëzve tonë përpara. Në qytetin tonë, jemi krenarë me diversitetin kulturor, etnik, fetar e politik. Kjo neve na bënë të dallueshëm prej të tjerëve sepse jetojmë në tolerancë të plotë. Ju ftoj që të fesjtojmë bashkë të gjithëve deri të shtunën në mbrëmje. 20 vjetët e lirisë janë themel i gjakut të dëshmorëve. Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të kombit. Urime 20-vjetori i lirisë”, ka thënë Haziri.

Të enjten në ora 10:30 bëhet ndarja e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu- Zymberi” tek zyra e kryetarit,  kurse në ora 11:00  mbahet ngjarje e leximit dhe recitimit për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit në Bibliotekën e Qytetit. ​

You Might Also Like