Sporte të tjera

LUMTURIE RAMA, SËRISH KAMPIONE E KOSOVËS

 

Shenjëtarja sportive Lumturie Rama nga komuna e Vitisë, sërish kampione e Kosovës në garën e femrave, disiplina me pistoletë ajrore, në distancë prej 10 metrash. Ajo përveç që arriti të bëhet kampione, pati rezultat prej 551 rrathësh, mbi normën olimpike ndërkombëtare në këtë sport. Kampionati i Kosovës u organizua si zakonisht nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës.

Të theksojmë se, shenjëtarja Rama ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat e Para Olimpike Evropiane në Baku të Azerbejxhanit. Ajo ka marrë pjesë në shumë gara të Kampionatit Evropian dhe ato të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Shenjëtarisë.

Të arriturat e saj në këtë sport, janë pasqyruar jo vetëm në mediet vendore, por edhe në mediet më të njohura të botës, si: BBC News, Euronews, Le Monde, Japan Times etj., në kuadër të reportazheve ndërkombëtare mbi sfidat e ndërkombëtarizimit të sportistëve kosovarë për pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare.

Federata e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës është e pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë dhe jashtë vendit, Lumturie Rama, ka përfaqësuar reprezentacionin e Kosovës deri më tani, në disiplinën me pistoletë ajrore, në 10 metra distancë.

Së fundi, shenjëtarja Rama është bërë edhe pjesë e ekipit themelues të Klubit të Shenjëtarisë “Anamorava”, të cilin klub e përfaqëson në gara të nivelit republikan, në disiplinën me pistoletë ajrore, bashkë me Urata Ramën në disiplinën tjetër me pushkë ajrore.

 

You Might Also Like