Muzikë

Liroh, një talent i ri që po i bashkohet botës muzikore shqiptare

Edhe një talent i ri shqiptar,  këto ditë i është bashkuar botës së muzikës,  ku edhe tashmë është duke bërë emër dhe njohësit e kësaj lëmie muzikore i japin një perspektiv dhe  në karrierë shumë të bujshme këtij talenti.

 

Fjala është për këngëtarin e ri dhe të talentuar  Liroh, i lindur dhe i rritur në Zvicërr e që ditë më parë ka lansuar Video-klipin e ti me titull: ”Unë u deha”. Vidoklipi  është mirëpritur dhe tashme ai po dëgjohet nga shumë të rinj e të reja.

 

Liroh është me prejardhje nga  lokaliteti më i madh i Anamoravës- Pozharani i lindur dhe i edukuar në Zvicër. Ai tani ka filluar karrierën e ti në muzikë edhe pse në moshë shumë të re ende nuk i ka mbushur 20 vjet.

 

Liroh për vete thotë  se:  “Ka vërejtur talentin që ka për muzikë dhe zërin e tij por edhe është cytur edhe nga shokët dhe shoqet  që  t’i qaset botës muzikore  dhe është i bindur se  edhe suksesi nuk do të mungoj” .

Pasi që kamë zërin si dhuratë nga Zoti, kam filluar me video klipin e parë me përkrahjen e familjes, ndërsa puna ime nuk ka të ndalë, pasi që së shpejti do ju ofroj edhe këngën tjetër me Videoklipin e ri që pritet ta plasojë në Youtube. Përndryshe njohësit e muzikës kanë vlerësuar lartë zërin dhe talentin e tij, duke e vlerësuar zërin e tij si një mrekulli  të rrallë që një i ri të ketë një zë të lindur për këndim  Live.

Ndryshe Pozharani prej nga është familja e tij, e veqmas familja e tij janë të njohur si lokalitet ku kanë dalë shumë këngëtarë dhe këngëtare.

 

Gazeta jonë i Uron Liroh-ut suksese ne karrierë dhe shëndet  që sa më gjatë ti jetoj dhe punojë duke vazhduar karrierën e tij muzikore ku është përcaktuar.

Aziz Zuka

 

You Might Also Like