Libri

LHK “ALI HADRI” DEGA NË GJILAN SJELL LIBRIN IDRIZ SEFERI NJË JETË PËR SHQIPËRI

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan botoi veprën e parë me përmbledhje punimesh studimore. Vepra doli nga shtypi dhe do të promovohet më 26 nëntor 2018, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, në orën 16:00.

Libri përmban punime shkencore të studiuesve të ndryshëm kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit të shquar Idriz Seferi. Punimet janë rezultate të simpoziumit të realizuar më 27 mars 2017, për të nderuar jetën dhe veprën e Idriz Seferit në 170 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes. Rreth 20 studiues nga Shqipëria dhe Kosova janë paraqitur me kumtesat e tyre shkencore.

Libri ka gjithsej 204 faqe me njëzetë punime, brenda të cilave trajtohen gjerësisht gjenealogjia e Idriz Seferit, fëmijëria dhe veprimtaria atdhetare deri në fund të jetës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan

You Might Also Like