Familja

LETËR ÇDO NËNE E CILA ZEMËROHET ME FËMIJËT E SAJ

Prof. dr. Selim Sylejmani

Të gjtiha nënat u bërtasin fëmijëve të tyre. Dikush më shumë, dikush më pak. Në Kosovë – në veçanti. Te ne disi është rregull t’i bërtasiësh fëmijëve dhe t’ua ngjëshësh nga një shuplakë dhe një goditje pas qafe, madje edhe ndonjë rrip. Krejt kjo, kinse, për qëllime të mira – për t’i edukuar. Disa nëna këtë nuk e konsiderojnë normë. Por edhe atyre u ndodhin episode tërbimi, për të cilat pastaj, pas qetësimit, e qortojnë veten dhe premtojnë se kurrë – kurrë më nuk do ngrisin zë ndaj fëmijëve. Por, “kurrë – kurrë” nuk vjen kurrë. Dhe herën tjetër tërbimi i nënës sërish ngadhnjen ndaj arsyes. Me ç’rast, ai mund të shpërthejë për “hiçgjë” – për shkak të një gote të derdhur uji, për shkak të një pulle të këputur, për shkak të një note në shkollë…

Në shoqëri është bërë zakon të akuzohen nënat të cilat e ngritin zërin ndaj fëmijëve tw tyre. Por kjo shoqëri madje nuk denjohet të mendojë t’u dalë në ndihmë nënave, të cilat nuk mund të përmbahen dhe i lejojnë vetes t’u bwrtasin fëmijëve drejtpërdrejt në rrugë ose në qendra tregtare. Përkundrazi, disa individë nxitojnë që këtë nënë ta akuzojnë, ta inçizojnë me telefon ose t’i informojnë organet e sistemit të sigurisë për atw që fqinja i tyre sërish “u bërtet fëmijëve, ndaj duhet t’i merren fëmijët”.

Ne po jetojmë në një shoqëri tejet agresive, e cila nuk dëshiron të kuptojë që zemërimi i nënave është sinjal i kuq për atë që edhe nëna e ka të vështirë, shumë të vështirë, se është lodhur dhe nuk e bart dot vetëm barrën, sidomos kur bërtet ndaj atyre që i dashuron më së shumti. Madje përse të flitet për shoqërinë, kur shpesh edhe anëtarët e familjes – bashkëshortët, nënat e bashkëshortëve dhe madje nënat e tyre – nuk e kuptojnë, si mund të lodhet gruaja e cila “gjithë ditën rri në shtëpi me fëmijët”.

Kalimi në amësi, në realitet, është shumë më kompleks seç duket i shikuar nga larg. Janë shumë ndryshime që zhvillohen shpejt dhe mënjehëre – ndryshime fizike, psikologjike, sociale. Dhe çdo nënë e re mbetet me realitetin e amësisë fillikat vetëm, shpesh pa përkrahje nga askush. Është bukur nëse e lexon ndonjë libër të suksesshëm ose shikon ndonjë program televiziv për këtë, por në përgjithësi nënës i duhet të mësojë not në detin e ri të saj e vetme dhe pa gomerdare.

Më tutje – më shumë.

Nënat sipas ligjit të ri social, nw kuadër tw “barazisë” sw proklamuar gjinore, duhet të kujdesen për të gjithë pjesëtarët e familjes (përfshi fëmijtë, bashkëshortin, prindërit). Të gjithë, pos vetes. Për vete shumë shpesh nuk u mbetet as fuqi, as kohë, as dëshirë. Dhe kjo është më tmerrshmja. Sepse kur ekziston dëshira nëna disi do të gjëjë kohë për t’u kujdesur për vete dhe për të pushuar, ndësa kur mungon dëshira – ajo është tipar i djegies. Mungon vetwm pak pwr tw ardhur te deformimi prindor.

Çdo njeri ka nevoja themelore, të tilla si sasia e mjaftueshme e gjumit dhe ushqimit. Por nënat, në veçanti ato të reja, shpesh janë të privuara nga kjo. Rrallë ndonjë burrë ngrihet natën për të pajtuar fëmijën e vogël, për t’ia ngrohur ushqimin ose për ta sjellë fëmijën te gruaja. Rrallë ndonjë vjehërr përgatit bërxolla dhe e fshinë pluhurin nga dritaret (kryesisht është e kundërta – vepron si inspektore e adoleshentëve, me ç’rast, adoleshent konsiderohet djali i saj, e jo nipi). Кur nevojat themelore nuk kënaqen, njeriut i duhet të përballet me të gjitha emocionet e veta.

Emocionet e papërpunuara, përjetimet, streset, fjalët e pashqiptuara grumbullohen gjatë shumë e shumë ditësh, pastaj mjafton një shkëndijë e vogël që nëna të shpërthejë. Për shembull, ajo këputet me ato bërxollat fatkeqe (për të gjithë, ndër të tjerët, edhe për vjehrrën), kurse kur fëmija afrohet dhe zgjatë dorën te keku vetëm pak minuta para drekës së përbashkët. Kjo mjafton! Këtu nëna bëhet monstër, kurse babai – thejshtë si i shenjtë: deklaron me qesendi: “Mori vetëm një kek, pse je xhindosur ashtu?”.

Natyrisht, t’i bërtasësh fëmijës është më lehtë, se atij që të fyen, të poshtëron, të shtypë, nuk të kupton ose është indiferent e nuk do të duhej. Të çirresh ndaj fëmijës është më lehtë, se të zgjidhësh problemet e pashpresa financiare. Më thjeshtë se të luash dhjetë role shoqërore … Mllefi është zemërim, i cili është e pamundur të kontrollohet. 

Nëse jeni nënë, e cila u bërtet shpesh fëmijëve, gjeni nxitësit tuaj dhe përcillni ata. Dikë e ngacmon zhurma e punëve te fqinji, dikush zemërohet kur është i uritur, dikush fillon të nervozohet, nëse vonohet për diç… Kur të kuptoni se do të shpërtheni, kërkoni çarkun tuaj. Ndërsa kur eigjeni dekalroni me zë të lartë: “Jam e pafuqishme, budallaçkë, që nuk i nevojitem askujt”, “shqetësohem kur dreka nuk del si duhet”, “tmerrohem kur ka mbetur qindëshja e fundit e eurove”… Kjo vërtet që ndihmon për t’u qetësuar. Të shprehurit e sinqertë e ndjenjave para vetvetes nuk e lejojnë mllefin të grumbullohet akoma, ndihmon të përmbledhim veten. Kurse ndihma vetëvetes është mjeti numër një në barnatoren individuale psikologjike për çdo nënë shqiptare.

Urgjentisht gjeni diç për të ngrënë, përpiquni të flini gjumë ditën, nëse pikërisht pagjumësia është çark juaj. Merrni fëmijët dhe dilni në shetitje, për të mos i dëgjuar turjelat dhe çekiçët e fqinjëve. Madje, nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e shetitjes. Ajri i pastër, ndryshimi i konditës, lodhja fizike mund të përmirësojnë humorin dhe dëshirën për t’u kujdesur për vetvete. 

Herën tjetër, kur fëmijtë ju bezdisin së tepërmi, kujtoni që zemërimi është një derivat. Ky është një emocion dytësor. Pasojë e diç tjetër. Prandaj, pikërisht këtë shkakun kryesor edhe duhet gjetur, në mënyrë që ta mposhtësh dragoin brenda vetes. 

Edhe nëse ky shkak parësor është pakënaqësia në marrëdhënie me partnerin, me farefisin e tij zhbirues, lodhja, ndjenja e rëndë, izolimi nga shoqëria – gjeni në veten tuaj forcë të bisedoni me dikë që e keni afër. Lidhur me atë që nuk do të ishte keq të inkuadrohen në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe nipërve dhe të mendohet për atë që, ndonëse jeni bërë nënë, megjithatë jeni akoma njeri, i cili nganjëherë dëshiron të pijë në qetësi një kafe të ngrohtë dhe jo vetëm të ftohur, të bëjë një dush pa dëgjuar të qarët e fëmijës prapa derës, por me muzikën e preferuar, të takohet me shoqe pa ndjerë faj për fëmijët e lënë me babain (o zot, sa nënë e ligë!), të flejë një orë më gjatë çdo ditë dhe jo të kërcehet pas britëmës së parë “fshija prapanicën!”. Këtë mund ta bëjë edhe babai, edhe gjyshi, edhe gjyshja. …

 

Por pikërisht kjo është që realizohet më vështirë. Palët, tek të cilat kërkon ndihmë, ose ofendohen (“po unë, sipas teje, punoj pak?!”), ose hutohen (“po të tjerët si ia dalin?”, “pastaj, unë fitoj para”, “unë i kam edukuar vetë, nuk më ka ndihmuar asnjeri!”). Andaj nënat heshtin, i ushqejnë dragonjtë e tyre si gjithnjë. E pastaj këta dragonj zgjohen në momentin më të papritur për të gjithë – prandaj edhe për nënën – në qendrën tergtare, në parkun e fëmijëve, në rrugë, kur je mysafir, duke i dhënë shoqërisë çfarëdo justifikimi turpërimit të nënës së këputur, të paraqitet në youtube dhe të vendoset nën vëzhgim. 

Nëse nuk keni partner dhe familjarë, por ka zemërim, atëherë provoni ta zgjidhni problemin, duke i lejuart vetes të mos jeni nënë ideale, të mos përshtateni me idenë e dikujt tjetër për ju, të mos provoni të hidheni mbi kokë, vetëm që t’i ofroni fëmijës gjithçka që u ofrojnë moshatarëve të tij në familjet e plota. Fëmijët, para së gjithash, kanë nevojë për një nënë te qetë dhe të mirë, jo për gjësende të shtrenjta. Flini bashkë me fëmijët dhe mos qëndroni para televizorit deri në mes të natës. Përpiquni ta përmirësoni ushqimin tuaj. Madje edhe vetëm këto dy kushte nganjëherë mjaftojnë për të qenë më pak nervoze.

Nëse vazhdimisht ndjeni shëprthime të zemërimit dhe acarimit, kjo nuk nënkupton që jeni nënë e keqe. Ky është sinjal që nuk jeni mirë. Trajtojeni veten me kujdes: nëse ndjeni acarim, mos e ndrydhni atë brenda vetes, me këtë ai nuk zhduket, por vetëm fuqizohet për të shpërthyer jashtë. Gjejeni shkakun, mësoni t’i kontrolloni mekanizmat tuaj të çarkut dhe atëherë zemërimi do t’u vizitojë shumë më rrallë dhe kështu nuk do të shndërroheni më në tërbim gjithëpërfshirës. Madje, mund të zhduket fare. 

– Me dashuri për të gjitha nënat, S Z S

 

Selim S.

You Might Also Like