Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi, pjesëmarrës në Turneun “Gongu i Artë” në Shkup

Leotrim Rexhepi, boksier i Dritës së Gjilanit do të jetë pjesëmarrës në Turneun e Boksit “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Turneu do të mbahet prej 6 deri më 10 nëntor dhe është turneu i 49 me radhë, kurse boksieri gjilanas Leotrim Rexhepi do t’a përfaqësojë Kosovën në kategorinë deri në 56 kilogramë.

Sipas trajnerit të tij, Nazim Halili, pritet që Leotrim Rexhepi të dominojë në kategorinë e tij, ngase edhe në vitin e kaluar ai ishte stolisur me medaljen e argjendtë.

Më herët në këtë turne pjesëmarrës ishte edhe boksieri Violant Sylejmani, i cili tri herë ishte stolisur me medaljen e artë dhe një herë me atë të argjendtë, kurse në vitin 2017 ishte shpallur tekniku më i mirë i turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Halili thotë se po punojnë pareshtur bashkë me kolegun e tij Musli Zymberi dhe se falë kësaj pune ata shpesh kanë qenë pjesëmarrës në Kampionatet Ballkanike, Evropiane e Botërore, sikurse edhe në Lojërat Olimpike për të rinj të mbajtur në Argjentinë.

 

 

 

You Might Also Like