OPINION

LDK kaloi me mençuri zgjedhjet e brendshme

Valentina Bunjaku – Rexhepi

Meritë për zgjedhjet e brendshme në kohë të vështira i mbetet të gjithë anëtarëve e delegatëve të LDK-së. Por si kudo, roli vendimtar për ta dëgjuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së, do t’i shkojë pjekurisë së figurës më të fuqishme politike dhe vizionit të Lutfi Hazirit. Po e përmendi Lutën, sepse me idetë e tij për kandidatin konsensual për kryetar dhe tash për kryeministre, LDK arriti të jetë unike dhe me një rikthim të madh të fitores gati si në kohën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova. Urime kryeministrja e parë grua! Urime Vjosa Osmanit – profesionistes së dëshmuar! Na priftë e mbara të gjithëve dhe i ftoj të gjitha gratë e Kosovës të ndjekin modelin e Vjosën, por edhe t’i bashkohen asaj në këtë qeverisje të ardhshme – qeverisjes për qytetarë, e jo për pushtetarë!

You Might Also Like