Futboll

Largohet nga SC Gjilani

Kishte ardhur si përforcim i madh tek Gjilani, por pas gjashtë muaj qëndrimi te ekipi kuq e bardh, Qëndrim Dautaj është larguar.

Dautaj që edhe më herët kishte qenë tek Gjilani, kishte pasur një paraqitje shumë të mirë tek Ferizaj, andaj drejtuesit e Gjilanit kishin vendosur që t’a rikthejnë në Gjilan.

Mirëpo, ai fillimisht ishte pjesë e ekipit të parë, por më vonë paraqitjet e tij ishin gjithnjë e më të rralla, andaj në marrëveshje Gjilani dhe Dautaj ndanë rrugët.

Qëndrim Dautaj, si sportistë i vërtetë ka falënderuar bashkëlojtarët pas largimit nga FC Gjilan. Në postimin e tij thuhet: “Prej sot nuk do të jem pjesë e SC.Gjilanit. Falënderoj kryesin e klubit dhe bashkëlojtarët për këta muaj të kaluar së bashku suksese në vazhdim,me respekt Qëndrimi”, ka shkruar lojtari.

You Might Also Like