Futboll

Kyrian Nwabueze nga Drita te Laçi në Shqipëri

Kyrian Nwabueze ka gjetur menjëherë skuadër të re pas ndarjes me Dritën, shkruan Gazetasheshi.com.

Sulmuesi me nënshtetësi amerikane ka ‘firmosur’ me ekipin e Laçit në Shqipëri.

”Laraskat” e kanë transferuar ish-sulmuesin e Dritës për ta forcuar reparti sulmues në prag të ndeshjeve të Evropës, që quditërisht ekipi laçjan do të luajë në Ligën e Evropës pas pezullimit të Flamurtarit dhe Skënderbeut nga UEFA.

26-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës maqedonase të Pobedas, teksa në merkaton e janarit, iu bashkua Dritës, ku shënoi 7 gola.

”Gazeta Sheshi” merr vesh se ai ishte ofertuar edhe nga disa klube të tjera në Kosovë, por që ka vendosur të zgjedh Laçin për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like