Futboll

Ky është futbollisti gjilanas që në shkurt 1992 u prit nga presidenti Ibrahim Rugova

Ditë më parë, Kosova festoi njëmbëdhjetëvjetorin e pavarësisë. Ndonëse ende nuk është pranuar anëtare e plotë në Kombet e Bashkuara, Kosova është e pranuar në shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë  këtu edhe dy shtëpitë më të mëdha të futbollit botëror, në UEFA dhe në FIFA dhe tashti futbolli kosovar mëton që të përfaqësohet në ndonjë garë të madhe Kampionatin Evropian apo edhe atë botëror.

Vetëm pak vite më parë për shumëkë një realitet i tillë dukej vetëm një ëndërr e bukur. Të përjashtuar nga stadiumet e fushat sportive, futbollistët kosovarë nisën të luajnë nëpër livadhe, në fusha të vogla e ku jo tjetër, vetëm e vetëm që futbollin kosovar t’a mbanin gjallë.

Sa e sa futbullistë sakrifikuan karrierën e tyre për t’i bërë ballë e rezistencë dhunës serbe. Kontributin e madh në këtë drejtim dhanë edhe futbollistët, donatorët, punëtorët sportivë, simpatizuesit e sportdashësit gjilanas.

E qyteti i Gjilanit në këtë kohë kishte futbollistë të spikatur dhe njëri ndër më të dalluarit pa dyshim ishte mesfushori Sadullah Ajeti, atëbotë futbollist i ri me karrierë të ndritur.

Cilësitë e tija bënë që në vitin 1992, ai jo vetëm të jetë futbollisti më i mirë në Kosovë, por këtë vit Federata e Sporteve e Kosovës dhe Gazeta Rilindja e kishin shpallur Sadullah Ajetin, sportisti më i mirë në Kosovë, shkruan kryelajmi.com

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, njeriu që më së shumti besonte dhe ishte ideator e prijës i Shtetit të Pavarur të Kosovës ka pritur  sportistët dhe punëtorët sportivë e në mesin e tyre më i dalluari ishte Sada, emri i të cilëve brohoritej kudo kur luante.

Tashti, 27 vite më pas, Sadullajh Ajeti edhe më tej është i lidhur ngushtë me futbollin, ai është drejtues i Shkollës së Futbollit për kategoritë e reja, shkollë e cila po nxjerr talente.

 

Sa e sa lojëra kishte luajtur më pas brenda dhe jashtë vendit, sa shumë gëzime pati në ndeshje futbolli, por Sada edhe sot me nostalgji kujton ato momente të vështira për futbollin kosovar e që njëkohësisht ishin edhe vite krenarie, ngase loja nëpër livadhe e fusha në livadhe jo të rrafshëta bëri që  ëndrra e dikurshme dhe e kamotshme u bë realitet./kryelajmi.com/.

 

 

You Might Also Like