Sportet me dorë

KV Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore

 

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani e ka mbyllur me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në Volejboll. Gjilanasit kanë mundur me rezultat 3:1 KV Pejën, në ndeshjen që është zhvilluar në Palestrën Sportive “Karagaq” në Pejë.

Se kanë ardhur për fitore, gjilanasit e dëshmuan që në fillim të ndeshjes edhe pse në setin e parë pejanët kanë ngadhënjyer me rezultat 25:23. Në tri sete vijuese ekipi bardhe e kaltër nga Gjilani nuk ka lejuar befasi dhe ka ngadhënjyer me rezultat 3:1. Pra Kv Peja – KV DRITA 1-3 (25:23, 20:25, 24:26, 14:25).

KV Drita ka shënuar fitore edhe në kategorinë e juniorëve Kv Peja – KV DRITA (Juniorët 0-2 ) (25:27, 23:25)

 

 

You Might Also Like