Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë po përgatit draft planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2020, pa përfaqësuesit e opozitës

,

Me qëllim të hartimit të Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020 sot në Viti nën mbështetjen e Misionit të OSBE-së Zyra në Gjilan është mbajtur një takim me anëtarët e grupit punës dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financave.
Ndonëse në këtë takim janë thirrur edhe përfaqësues të opozitës të cilët janë të përfaqësuar në trupat e Kuvendit Komunal të Vitisë ata nuk kanë marrë pjesë në këtë takim . Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira shprehi keqardhje për faktin që përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin në vijim.
Ai ju bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës në Viti, që të marrin pjesë në takimet e tilla në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe trupave të saj dhe në veçanti në Komitetin për Politikë dhe Financa që do të mbahet nesër. “ Shprehi keqardhje për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në këtë takim.

Ju bëjë thirrje publike që ata që jenë pjesë e punës së Kuvendit dhe trupave të saj në interes të qytetarëve vitias” , u shpreh Kryesuesi Pira.
Ndërkaq Fatlum Demiri, Sekretar i Kuvendit Komunal prezantoj draft planin e punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020 duke marrë edhe sugjerimet e pjesëmarrësve në këtë takim.Aziz Zuka

You Might Also Like