Gjilan, LAJME

Kurti kërkon mobilizim

Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar mobilizim të popullatës për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, si dhe iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal për protestën e radhës të datës 1 shtator, ashtu që kjo protestë të jetë sa më masive.

Në shënimin e njëmbërdhjetëvjetorit të Qendrës së Lëvzijes Vetëvendosje në Gjilan, Kurti shpjegoi historikun e zhvillimit të VETËVENDOSJE!-s në  Gjilan dhe Anamoravë.

Para të pranishmëve foli edhe  kryetarja e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Besa Baftiu, që nuk la pa përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër përgjatë këtyre viteve të organizimit, si dhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, më theks të veçantë në muajt e fundit përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

You Might Also Like