Gjilan

Kur Gjilani e strehonte Drenicën

Nga muaji mars i vitit 1998 e deri në dhjetor të po atij viti, në Gjilan ishin strehuar 232 familje me 1408 anëtarë, thekson Musa Qerimi, ish- kryetar i Komisionit për Strehim, Pritje dhe Përkujdesje të të Zhvendosurve.

Viti 1998 për shqiptarët e Kosovës ishte viti më i lavdishëm, vit i krenarisë dhe i rezistencës së armatosur në mbrojtjen e pragut të shtëpisë e në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Ky vit ishte edhe më i përgjakshmi, më i vështiri e më i rëndi për shumë familje, të cilat nën zjarrin e luftës kishin qenë të detyruara të lëshojnë shtëpitë e tyre. Vatër e këtyre luftimeve ishte Drenica e Gjilani, që kishte ndërmarrë shumë aksione për të ndihmuar luftëtarët e lirisë, kishte formuar edhe Komisionin për Çështje të Emigracionit dhe të Refugjatëve. Musa Qerimi, që atëkohë ishte ndihmës i kryeshefit të logjistikës për strehim dhe sigurim të të zhvendosurve nga zonat e luftës, thekson se shumë familje ishin të detyruara të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në fshatrat dhe qytetet që ishin më pak të rrezikuara.

Qerimi thekson se Komisioni për Çështje të Emigracionit dhe të Refugjatëve, çështjen e strehimit të familjeve të ardhura nga zonat e luftës e kishte vlerësuar si obligim dhe detyrë kombëtare, politike dhe humanitare, andaj në Gjilan u bë një mobilizim dhe në të gjitha nëndegët dhe aktivet e LDK-së ishin regjistruar të gjitha familjet që kishin shprehur vullnetin dhe kishin mundësi të pranojnë e strehojnë familjet e ardhura nga zonat e luftës. Qerimi, që thekson se atëherë familjet gjilnase u treguan solidare kishin shprehur vullnetin që të pranojnë mbi 1000 familje, 590 në qytet dhe 340 familje fshatra, që përkthyer në numrin e banorëve mund të strehoheshin 6000 deri në 7000 banorë. Në këtë organizim ka qenë i përfshirë edhe furnizimi me të mira materiale.

Kështu, Musa Qerimi, që për të gjitha këto aktivitete posedon edhe dokumentet gjegjëse të kohës, thekson se familja e parë e strehuar në Gjilan ishte ajo e Musa Jasharit nga Prekazi i Ulët i komunës së Skenderajt, që ishte vendosur te familje e Adem Sylës, me të cilën kishte lidhje familjare për të vazhduar më pas edhe me shumë familje të tjera. Kështu që nga muaji mars i vitit 1998 e deri në dhjetor të po atij viti, në Gjilan ishin strehuar 232 familje me 1408 anëtarë. Qerimi, thotë se në komunën e Gjilanit, pati të strehuar nga 16 komuna të Kosovës e numri më i madh i të të strehuarve ishte nga Drenasi, Klina, Skenderaj, Malisheva e komuna të tjera. Të gjitha familjet e strehuara në mesin e të cilëve kishte edhe nxënës janë përfshirë në shkollim dhe në shkollat fillore mësimet i kishin vijuar 243 nxënës derisa në shkollat e mesme në mësim ishin përfshirë 84 nxënës.

Këshilli Komunal i Arsimit ishte angazhuar që të gjithë nxënësit të furnizoheshin me tekste mësimore, fletore dhe mjetet e punës, ku padyshim se rol me rëndësi kishte luajtur edhe Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, por edhe nëpërmjet donatorëve dhe atëkohë ishte donatori Ismajl Jonuzi, që ishte prodhues i fletoreve dhe mjeteve të tjera mësimore dhe i cili nuk kishte kursyer asgjë për t’u dalë në ndihmë nxënësve të zhvendosur. Edhe Këshilli Komunal i Financimit të gjitha familjet e strehuara kishte ndihmuar me nga 10 marka për çdo anëtar të familjes së zhvendosur, sikurse që për këto familje ishin siguruar lëndë djegëse, sikurse edhe trajtimi shëndetësor e me barëra, ku padyshim edhe kontributi i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” ishte shumë i madh, pastaj pronarët e barnatoreve.

Në këtë kohë nënat shtatzëna të strehuara në komunën e Gjilanit në tre muajt e fundit të viti kishin lindur shtatë fëmijë, gjashtë djem e një vajzë. Komisioni i Solidaritetit kishte furnizuar familjet me artikujt e domosdoshëm ushqimor dhe të mira të tjera, Forumi i Gruas së LDK-së mblidhte veshmbathje, Forumi Rinor përkujdesej për strehim dhe përkujdesje në terren, kurse janë shquar edhe Bashkësia Islame, Shoqata e Grave “Apotheza”

You Might Also Like