Futboll

Kupa e Kosovës: Ja me kë do të përballen klubet e Anamoravës

Asnjëra nga klubet e Anamoravës që janë në garë për Kupën e Kosovës nuk kanë ambicie për të zënë vendin e parë në ligat ku garojnë, andaj kupa shihet si një mundësi e mirë për të dalë në garat evropiane. Deri në arritjen e një synimi të tillë ka edhe shumë raunde për t’u kaluar, por përderisa ekziston mundësia, klubet e Anamoravës nuk do të dorëzohen.

Kika ka rast të mirë të kalojë edhe një raund, ngase në fushë të vet do të përballet me Istogun, ekip ky që gjithashtu garon në Ligën e Parë të Kosovës. Hogoshtasit kanë treguar se dijnë të bëjnë lojëra të mira, andaj një e tillë pritet edhe ajo ndaj ekipit nga Rrafshi i Dukagjinit.

KF KIKA – KF ISTOGU
E diele
Ora: 12:30
Vendi: Hogosht.

Gjilani pa dyshim se do të ketë detyrë të vështirë, ngase do të jetë mysafirë në Suharekë, ku do të përballet me Ballkanin. Në dy ndeshjet e zhvilluara për pikë, Ballkani ka shënuar fitore, andaj ky është rast i mirë që Gjilani të tregojë veten.

Fitoren e Gjilanit e duan edhe Skifterat, të cilët në një postim të tyre kanë shkruar:

Skifterat janë të gatshëm për të dhuruar mbështetjen më të fortë ekipit këtë vikend duke besuar guximshëm në fitore për të vazhduar rrugëtimin tutje.

Karakteri jonë nuk njeh dorëzim as zmbrapsje,as frikë e as përulje.

Ne zgjohemi ndeshje pas ndeshje në kërkim të triumfit, pareshtur me plotë vetëbesim, dhe këtë jemi në gjendje ta bëjmë çdo ditë, dhe prapë të nesërmen dhe përsëri , sepse e vërteta e gjithë kësaj nuk mbështetet vetëm në dëshirën për trofe,por është e ndërtuar mbi dashurinë,sakrificën,mundin e djersën,dhe mbi të gjitha pasionin për ngjyrat tona.

E diela e këtij vikendi është e rezervuar ekskluzivisht për Gjilanin.

 

Pa dyshim se më së shumti fat në short pati Drita, e cila është favorite absolute ndaj ekipit të Minatorit. Në eliminimet për Kupë gjithnjë ndodhin befasi, por besohet se gjilanasit nuk do t’a lëshojnë këtë mundësi, aq më parë që mbrojtja e titullit duket larg për ekipin gjilanas.

FC DRITA – KF Minatori / Digitalb Kupa e Kosovës
E shtunë nga ora 12:30

Vendi: Gjilan

You Might Also Like