Viti

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ndau mirënjohje për mërgimtarin humanist Vezir Ramushin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në kabinetin e tij humanistin Vitias Vezir Raamushin me që rast ka falënderuar këtë donator për kontributin që ka dhënë dhe po jep në ndihmë familjeve të pastrehë të komunës së Vitisë dhe jo vetëm.

E në shenjë mirënjohje për angazhimet e Vezir Ramushit në punët dhe angazhimet e tija humanitare për ndihmë familjeve skamnore në emër të institucioneve komunale kryetari Haliti i ka ndarë edhe një falënderim.

Ndryshe, mërgimtari Vezir Ramushi është njëri nga mërgimtarët që njihet për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e shtëpive për familjet e pastrehë, bashkë me donatorë tjerë brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që për nderë të festës së 28 Nëntorit, ka qenë iniciatorë për ndarjen e 200 pakove për fëmijët jetim të komunës së Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like