Komunikacion

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përshëndet vendimin e Qeverisë për kyçjen e Vitisë në autostradë në Gërlicë

Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti,përmes një deklaraate për medie, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve për ndërtimin e kyçjes së Vitisë në autostradën R6, në pikën më të afërt dhe natyrale në fshatin Gërlicë.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila respektoi vendimin ndërministror të ish-Qeverisë Mustafa, për ndërtimin e dy kyçjeve shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kyçja në Gërlicë ka qenë e drejtë legjitime e qytetarëve të Vitisë dhe padyshim e njëjta do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të kësaj komune”, thuhet në deklaratën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like