Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i ka ndarë Mirënjohje gazetarit Aziz Zuka me rastin e 40-vjetorit të kontributit në informim nga kjo komunë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim disa gazetar të medieve të shkruara dhe elektronike të komunës së Vitisë të cilët informojnë nga kjo komunë. Me që rast njeriu i parë i komunës ka nderuar me Mirënjohje ata .Në mesin e të nderuarve ai me një Mirënjohje të veçantë e ka nderuar edhe Doajenin e gazetarisë nga kjo komunë, korrespodentin e gazetës-Portalit “Kryelajmi” Aziz Zukën me rastin e 40 –vjetorit të punës së tij në informim publik dhe kontributin e tij në informim publik nga kjo komunë.

Gazetari Aziz Zuka, në emër të kolegëve të tij gazetarë ka falënderuar kryetarin Haliti, për këtë nderim duke thënë se çmon shumë lartë respektin e kryetarit Haliti që i ka bërë atij dhe kolegëve, sepse këtë e konsideron si një vlerësim për punën që po bëjnë gazetarët nga kjo komunë në informim publik.

Ai tha se në mesin e mirënjohjeve që ka marrë edhe më parë nga institucionet komunale, kjo e fundit do të zënë një vend të veçantë, sepse është Mirënjohje për 40- vjet të marrjes me profesionin e gazetarit./Kryelajmi/

 

You Might Also Like