Viti

Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e parkut në Pozharan dhe asfaltimin e një rruge në fshatin Sllatinë të Poshtme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar sot lokalitetin më të mdhë të komunës Pozharanin dhe fshatin fqinj të tij Sllatinën e Poshtme.

Gjatë vizitës ata kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në realizimin e projektit të ndërtimt parkut në oborrin e dy shkollave asaj të mesme dhe fillore në Pozharan.

Parku i cili po ndërtohet në këtë lokalitet, pritet të këtë hapësirë gjelbëruese, ndriçim publik por edhe trotuar. Ndërkaq në afërsi të këtij parku në Pozharan janë ndërtuar edhe poligonet sportive.

E në fshatin Sllatinë të Poshtme Kryetari Haliti dhe Kryesuesi Pira, kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës “Mjaku”.
Aty kryetari Haliti ka bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan komunën e Vitisë për këtë projekt infrastrukturor.Aziz Zuka

You Might Also Like