Viti

Kryetari Haliti vizitoi fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” me rastin e festës së Vitit të Ri

Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, me që rast fëmijëve së bashku me stafin u ka ndarë dhurata.

Kryetari Haliti duke uruar fëmijët për festën e Vitit të Ri 2019, u ka dëshiruar shëndet, rritje pa brenga dhe lumturi në familjet e tyre, njiherit ka theksuar se do të jetë i përkushtuar në projektet që kanë të bëjnë me kushtet sa më të mira të qendrimit ditorë të fëmijëve në këtë Institucion Parashkollor.Aziz Zuka

You Might Also Like