ARSIMI

Kryetari Haliti priti në takim studentin e dalluar të mjekësisë, Arbër Avdiu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim studentin e dalluar vitias të mjekësisë së përgjithshme Arbër Avdiu nga fshati Gjylekar të kësaj komune.

Kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq në vazhdimësi ka përkrahur të rinj dhe të reja të zot nga kjo komunë me qëllim më të mirë të ju ndihmoj atyre në arritjen e sukseseve sa më të mëdha.

Përndryshe Arbër Avdiu është nga Gjylekari i Vitisë dhe aktualishtë momentin është student në Fakultetin e

Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me një notë mesatare prej 9.75 që e bënë atë ndër studentët më të dalluar në nivel vendi.

Aziz Zuka

You Might Also Like