Viti

Kryetari Haliti priti në takim ndihmëskomandantin e brigadës së përbashkët të jugut, Kaczor

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në një takim ndihmës komandantin e brigadës së përbashkët të jugut, z. Kaczor si dhe ekipin e LMT-së në Viti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë rreth zhvillimeve aktuale të gjithmbarshme në komunën e Vitisë , projektet e realizuar dhe atyre që janë në realizim e sipër. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti ka pranuar nga ekipi i LMT-së në Viti, një mirënjohje për bashkëpunimin në mes të komunës së Vitisë dhe këtij ekipi. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e LMT-së në Viti, theksuan se ata kanë një bashkëpunim të mirë me kryetarin Haliti por edhe me të gjithë drejtoritë komunal në Viti. Kurse Kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq ju është mirënjohës ushtarëve amerikan por edhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it për kontributin e tyre që po e japin në të mirën e qytetarëve vitias.Aziz Zuka

You Might Also Like