Viti

Kryetari Haliti nderoi me Mirenjohje përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve të fshatit Gjylekar për kontribut në mbështetje të projekteve në fshat

Kryetari Haliti nderoi me dekoratë përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve të Skifterajt për kontribut në mbështetje të projekteve në fshat
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup të mërgimtarëve dhe përfaqësues të fshatit Gjylekar, me që rast kanë biseduar për ecurinë e projekteve në këtë lokalitet, planeve në të ardhmen e në veçanti për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili për vite të tëra është jashtë funksionit.
Kryetari Haliti i njoftoi ata rreth marrëveshjes më CDI-në për ri funksionalizim të rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatra dhe premtoi se do të jetë përkrahë banorëve për gjetjen e zgjidhjes së këtij problem. Përfaqësuesit e fshatit Gjylekar, paraqitën si kërkesë te pwrbashket që të realizohet një projekt që do të mundësonte furnizimin me ujë të këtij fshati, nga burimet e ujit në Letnicë.
Në këtë takim, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm që po jep diaspora e fshatit përmes fondit të shoqatës në Zvicër, i nderoi ata me Mirënjohjen e Pavarësisë, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Gjylekar, falënderuan Institucionet komunale për angazhimin në realizimin e projekteve te deritashme.Aziz Zuka

Legjenda: Pamje nga pritja e mergimtarve gjylekaras te kryetari Haliti ne Viti

You Might Also Like