Viti

Kryetari Haliti inspektoi punimet që po bëhen në disa projekte të infrastrukturës

Në lokalitetet e ndryshme të Komunës së Vitisë, po punohet me një dinamikë të shtuar në realizimin e projekteve të shumta. E për të parë nga afër punët që janë duke u bërë kryetari i komunës Sokol Haliti ka inspektuar disa nga këto projekte, ai ka vizituar fshatin Gërmovë, ku për së afërmi është njohur mbi punët të cilat po realizohen në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorre të një rruge bujqësore.

Ai vizitoi edhe Drobeshin ku po punohet në rregullimin dhe pastrimin e një përroske që kalon nëpër këtë fshat. Ndërkaq u ndal edhe për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e shëtitores 6 kilometërshe për skaj të lumit “Morava e Binqës”, nëpërmes fshatrave Binqë, Kabash, Viti e deri në kufi me komunën e Kllokotit. Projekti i shëtitores në fjalë po realizohet në kuadër të projektit Cross Border- projekti “Turizmi

pa Kufij “ që financohet me mjete të Bashkimit Evropian në të cilën Komuna e Vitisë ka bashkëpunim me Komunën Kriva Palanka të Maqedonisë. Haliti ka inspektuar edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e parkingjeve në fshatin Kabash por edhe parkingjet që po bëhen në afërsi të objektit për banim social. “Sot kam inspektuar vetëm disa nga vend punishte që po realizohen në lokalitet e ndryshme të Komunës sonë. Ne jemi zotuar se do të bëjmë maksimumin që të realizojmë sa më shumë projekte në interes të gjithë qytetarëve pa dallime”, u shpreh Haliti. Ai shtoj se përmes këtyre projekteve po përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve vitias. Aziz Zuka

 

You Might Also Like