Futboll

Kryetari i Gjilanit pret që të vazhdohet seria e rezultateve të mira

Gjilani dhe Llapi do të përballen këtë të mërkurë që konsiderohet kryendeshja e kësaj xhiroje. Në SC Gjilani presin që të vazhdojnë me rezultate pozitive, gjë e cila do t’i mbajë në kreun e tabelës.
Në ekipin e Gjilanit po punohet me të madhe, kurse Florim Zuka, kryetar i klubit, ka theksuar se për skuadrën e Gjilanit nuk ka skuadër të dobët apo të fortë.
“Ne i konsiderojmë të gjitha skuadrat të njejta pasi që edhe ato kanë synimet e tyre. Skuadra e Llapit është një skuadër e fortë e cila është lart në tabelë, ne e respektojmë, por djelmoshat e Gjilanit janë të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, ne në këtë ndeshje nuk do të hyjmë sa për të zhvilluar ndeshjen por kërkojmë tri pikë të reja për të mbetur në kreun e tabelës dhe asnjë rezultat tjetër nuk vjen në shprehje”, ka thënë Zuka.

Për këtë ndeshje ka interesim të jashtëzakonshëm në mesin e simpatizuesve të Gjilanit, “Skifterave”.
“Do të jetë një ambient festivë futbollistik, tifozët tanë do të jenë në numër të madh për ti përkrahur futbollistët dhe në fund sëbashku do ti gëzohemi fitorës së radhës”, ka bërë të ditur presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka.
ë
Derbin në mes Gjilanit e Llapit do ta drejtojë arbitri Selim Isufi me ndihëmsit e tij, Meriton Bersiha, Erdoan Baliq e Arben Halilaj takimi fillon nga ora 14:00.

You Might Also Like