Viti

Kryesuesi Pira dhe zv.kryetari Aliu vizituan komunën Kriva Pallanka të Maqedonisë

Me ftesë të zyrtarëve komunalë të Kriva Pallankës të Maqedonisë, Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë vizituar komunën e Kriva Pallankës së Maqednonisë. Ata gjatë vizitës së tyre janë takuar me përfaqësues të komunave të ndryshme por edhe me Euroambasadorin në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Përndryshe Komuna e Vitisë është në partneritet me Komunën e Kriva Palankës së Maqedonisë dhe atë në kuadër të projektit Ndërkufitar “Turizimi pa kufij”. Gjithashtu pasi që Komuna e Kriva Palankës ka shënuar 74 vjetorin e çlirimit ata I janë bashkangjitë homazheve dhe nderimeve për clirimtarët . Aziz Zuka

 

You Might Also Like