Viti

“Kryelajmi” në mesin e familjeve nga Shqipëria  të strehuara në Anamoravë

Tash e një muaj në komunat e Anamoravës, janë strehuar një numër i caktuar i familjeve të ardhura nga Shqipëria të cilat pas tërmetit të 26 Nëntorit janë strehuar në familjet e këtyre lokaliteteve . Në  komunat Viti, Gjilan ,Kamenicë, Novobërdë etj, janë të strehuara  aktualishtë 12 familje  përkujdeset në veçanti SHJBH ”Nënë Tereza”.

 

Halit Alidema, përgjegjës i kësaj shoqate për komunat e Anamoravës e që e ka selinë në Vitisë, shprehet për gazetën se siç dihet menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore –tërmeti që goditi disa rajone të Shqipërisë shumë familje mbetën pa strehë mbi kokë por edhe pa ushqime dhe veshmbathje dhe pa gjëra të tjera higjenik-sanitare, dhe shoqata jonë siç do herë edhe kësaj radhe u doli në ndihmë përmes ndihmave ë grumbulloi dhe ua dërgoi një sasi edhe në Shqipëri familjeve të goditura.

 

Por Shoqata jonë bëri punë të madhe edhe në aktivitetin e saj në terren, nëpër këto komuna me që rast fillimisht u strehuan 18 familje të goditura nga tërmeti, por disa nga këto familje u kthyen në Shqipëri prej nga kishin ardhur sepse e zgjodhën problemin e strehimit mbase tek të afërmit e tyre nëpër fshatra tjera.

 

Për të parë gjendjen aktuale se ku janë të strehuar dhe si po jetojnë disa nga familjet ne vizituam dy nga këto familje.

Në Smirë të Vitisë, së bashku me Halit Alidemën vizituam familjen e Xheladin Behlulit që kishte 6 anëtarë të familjes dhe ishte vendosur në një shtëpi të liruar nga Smira ku Vehbi Azizi që përkohësisht jeton dhe punon në Zvicër. Ai kishte lëshuar tërë shtëpinë e tij  kësaj familje.

Teksa qëndruam në këtë familje mësuam se ata janë akomoduar mirë dhe se kanë marrë rregullisht nga Shoqata “Nënë Terezë””, sasi të druve për ngrohje, batanije për mbuloj, gjëra ushqimore e kryefamiljari Xheladini, kishte vetëm fjalë të mira dhe falënderimi jo vetëm për të zotin e shtëpisë, por edhe për Shoqatën “Nënë Terezë”” për angazhimin që po bënë në ndarjen e ndihmave të nevojshme.

Edhe kryefamiljari tjetër Skender Nurabejlari, që  edhe ai është vendosur në një shtëpi tjetër me 6 anëtarët e familjes së tij, shprehet se është I kënaqur me mikpritjen dhe ndihmat që po I sjellin nga Shoqata humanitare “”Nënë Tereza”,teksa shprehë fjalë mirënjohje për përgjegjësin e Zyrës rajonale në Viti Halit Alidema për angazhimin dhe shpërndarjen me kohë të ndihmave në ushqime dhe të tjera, teksa nuk lenë pa falënderuar edhe punëtorët e QKMF-së në Viti për përkujdesjen shëndetësore për anëtarët e familjes  e në veçanti kishte fjalë mirënjohje për Dr.Vjollca Kadaollin , drejtoreshë e këtij Institucioni shëndetësor në Viti.

Krejt në fund do theksuar se sipas përgjegjësit të ShBH”Nëna Terezë”, deri më tani ndihmat e grumbulluara ishin shpërndarë për këto familje tani rezervat e ndihmave kanë filluar të pakohën  dhe ne jemi duke punuar që të grumbullojmë ndihma të tjera përmes shoqatës sonë në mënyrë që këto familje të gëzojnë tretmanin e dëshiruar dhe të mos u mungojnë të gjitha ato ndihma që kanë edhe familjet tjera.

Aziz Zuka

You Might Also Like