Viti

Krimet serbe gjatë luftës në komunën e Vitisë dhe pse kurrë deri më tash nuk u hap “Dosja e Vitisë”

Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999 – qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtar rus, rumun, rom dhe grupe paramilitare, kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. Hysen Ymeri anëtar i komisionit komunal për evidentimin e krimeve të luftës shpjegon, se ka të dhëna e prova të mjaftueshme për krimet e kryera në Komunën e Vitisë.

 

 

Nga:  AZIZ ZUKA

 

 

Edhe në komunën e Vitisë, sikur edhe në të gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës forcat ushtarake,militare dhe paramilitare serbe kanë kryer krime nga më të rëndat ndaj popullatës së pambrojtur civile shqiptare.

Kështu,nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtarë rusë, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. Lidhur me faktimin e dokumentuar të grumbulluar me të dhëna për këëto krme  Hysen Ymeri  anëtar i Komisionit komunal për evidentimin e krimeve të luftës që ishte formuar menjëëher pas përfundimit të luftës .shprehet, se ka të dhëna e prova  të  mjaftueshme për krimet e kryera në Komunën e Vitisë.

Bazuar në prova dhe fakte të grumbulluara në terren shprehet ai, Forcat ushtarake serbe të ndihmuara edhe nga policia dhe grupet paramilitare si dhe mbrojtja teritoriale  kishin vrarë civilë të pafajshëm, duke i djegur edhe kufomat, plaçkitur shtëpitë e tyre.   Komuna e Vitisë dhe sidomos familjet e viktimave kanë bërë përgjegjës për krimet, vrasjet, rrahjet, dhunimet, plaçkitjet dhe djegiet e shtëpive ish kryetarin e Komunës Vesko Periqin, komandantin e policisë Goran Vasiq Komandantin e Mbrojtjes teritoriale Nikolla Daniq si dhe shefin e sigurimit shtetrot për Viti Jakov Jakovleviq dhe Shefin e Sigurimit shtetror për Anamoravë Bozhidar Trajkoviq-Bozha, këta akuzohen për dhënjë të urdhërave për dëbim, plaqkitje djegëje të shtëpive, rrahje, maltretime e deri në vrasjen e civilve të pafajshëm.

Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtarë rusë, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë .

 

Mst/ Prova dhe fakte nga Dosja e krimeve serbe në komunën e Vitisë

 

 

Sipas “Dosjes së Vitisë” plaçkitje të shtëpive,bizneseve, tortura fizike,vrasje janë bërë në shumicën e fshatrave të Komunës së Vitisë si në fshatin Lubishtë, Gjylekar, Sllatinë e Eperme,Verban, Sadovinë e Jerlive, Trestenik, Kabash, Devajë, Debëlldeh, Drobesh, Novosellë, Radivojc, Shusht, Smirë,Pozharan,Ramjan,Tërpezë,Beguncë,Binçë etj.Në të gjitha vrasjet forcat serbe kanë përdorur metodat më çnjerëzore, deri tek dhunimi i grave dhe vajzave të reja.

Dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, por edhe Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës në Viti  i kanë identifikuar si të dyshuar serbët Goran Vasiq nga Tërpeza, komandant i stacionit policor në Viti, Jakov Jakovleviçi inspektor i sigurimit shtetëror dhe tërë aparati shtetëror i sigurisë, ushtria, policia, mbrojtja territoriale si dhe njësitë paramilitare, komandanti i policisë në Viti Goran Vasiq nga Tërpeza, zëvendësi i tij Aca Angjellkoviq nga fshati Novosellë, komandanti i stacionit të policisë në Kllokot Mila nga Zhitia, komandanti i mbrojtjes territoriale për Viti, Nikolla Daniq, zëvendësi i tij Sllobodan Mihajlloviq,Stanisha Gjokiq nga fshati Novosellë. Ish kryetari i Komunës se Vitisë Vesko Periq dhe ish shefi i Sigurimit shtetëror për anamoravë Bozhidar Trajkoviq- bozha.

Dëshmitarët në të shumtën e rasteve identifikuan edhe udhëheqësit e njësive paramilitare, si Goran Maksimoviq-Truba nga Kllokoti, Zhika nga Vitia, Ivica Mlladenoviq nga Kllokoti, Bllazha nga Kllokoti. Këto grupe paramilitare kishin nofkat e tyre. Si njësi paramilitare janë identifikuar: Togu i tmerrit me ne krye me Mikica Mihajloviqin nga Pozharani,Detektivna Operativna Grupa DOG, Sveta Marinkoviq nga Kllokoti, Sreçko nga Zhegra, Lubisha Bosiq nga Mogilla. Nenadi nga Tërpeza, Dragani,automekanik nga Parteshi i Gjilanit si dhe Rambo nga Gjilani.

 

You Might Also Like