Gjilan

Korça: Fillojnë punimet për ndërtimin e Çarshisë së Gjilanit – veri, kosto 1 milion euro

 

Gjilan, 17 dhjetor 2019 – Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, ka njofruar se kanë filluar punimet në ndërtimin pjesës së tretë të Çarshisë së Gjilanit  – veri, në gjatësi prej 1183 metra, ndërkaq kosto është afër 1 milionë euro.

“Ky është projekti më madhor që po fillon këtë vit në Gjilan dhe shpresojmë që do të përfundojë gjatë verës së vitit të ardhshëm. Do të jetë një shetitore e bukur nga rruga Rexhep Dajkovci e deri në lagjen Dardania, konkretisht deri tek butiku Menakon, që do ta lidh pjesën jugore me pjesën veriore të qytetit, përkatësisht Deremahallën, Qendren dhe lagjen Dardania.  Me këtë po e synojmë përdorimin sa më pak të veturave”, ka thënë Korça, në një konferencë për gazetarë.

Duke folur për punën 1-vjeçare të këtij dikasteri, Korça ka përmenduar edhe projektet e përfunduara inferastrukturore gjatë këtij viti, siç janë rrugët lidhëse në Rrugën e Prishtinës, lagjen Fehmi Agani, lagjen Pajazit Ahmeti, Hysen Terpeza, rrugët kryesore që çojnë në fshatin Cernicë, lagjen e Porodinit, lagjen e “Jabuqëve” etj.

“Përpos rrugëve, kemi ndërtuar rrjetin e kanalizimitn dhe ujësjellësit në Porodin, rrugën 28 Nëntori, lagjen Dheu i Bardhë, katër ura në malësinë e Karadakut etj. Realizimi i krejt këtyre projekteve kap e vlerën e mbi 3 milionë euro”, ka deklaruar Korça.

Për vitin e ardhshëm, drejtori i Shërbimeve Publike ka konfirmuar se do të përfundojnë projektet infrastrukturore me elementet përcjellëse në Përlepnicë, Livoç i Epërm, Livoç i Ulët, Malishevë e Epërme, rruga e vjetër Zabel-Uglar, rruga Stublinë-Dobërçan, rruga Dobërçan-Pogragjë, sikurse edhe ura e shumë e nevojshme në fshatin Dobërçan.​

You Might Also Like