Gjilan

Me koncertin e madh festiv të muzikës popullore është përmbyllur festa e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë

Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, sot janë shënuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, për të kulmuar me koncertin e madh të muzikës popullore, ku para qytetarëve të shumtë që janë mbledhur, kanë performuar grupe dhe këngëtar të shumtë të Gjilanit.

Aktivitetet e sotme janë organizuar nën patronatin e kryetarit Lutfi Haziri, i cili siç e ka thënë edhe gjatë ditës, gjithçka që punohet, zhvillohet e ndërtohet në Republikën e Kosovës, është një meritë e dëshmorëve, heronjëve, martirëve dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e më vonë edhe pavarësinë e vendit.

Qytetarët e shumtë që ishin mbledhur në sheshin kryesor të Gjilanit, në mënyra të ndryshme kanë festuar, por gjithnjë duke bartur mesazhin që të punohet edhe më shumë bashkërisht, dhe më me vendosmëri, në mënyrë që me zhvillim më të madh të vendit, të krijohen edhe mundësi më të mëdha për punë, gjë për të cilën është mëse e nevojshme sipas asaj që kanë thënë disa nga qytetarët e kontaktuar, të cilët sheshin e shndërruan në një vend ku knaqeshin të gjitha moshat, duke nisur nga fëmijët e deri tek qytetarët e shtyrë në moshë.

Ndryshe, sot hapja e kësaj feste është bërë me homazhet në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar më pas me koncertin për fëmijë, me lojën e futbollit, shfaqje teatrale dhe po përmbyllet me këtë concert të madh, në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve.

You Might Also Like