Viti

Komuna e Vitisë përfituese edhe e një projekti të USAID-it për trajnim për vetë-punësim

Sot në Viti, përfaqësues të Organizatës “Help Kosova”, kanë zhvilluar një takim informues me Institucionet komunale të Vitisë, ku u pritën nga kryetari Sokol Haliti, me që rast është biseduar rreth partneritetit për Programin e Trajnimit për Vetë-Punësim” (“Training Program for Self-Employment”) , e ky përfituese është komuna e Vitisë.

Shqipe Breznica koordinatore e projektit dhe Gent Saraçi asistent i projektit, kanë njoftuar se Organizata Help ka nënshkruar Marrëveshjen e Grantit që do ta zbatojë projektin “Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim” i financuar nga Projekti “FUQIZIMI i Sektorit Privat” (EMPOËER Private Sector) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë se Shteteve te Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe projekti do te zbatohet në periudhë kohore prej 15 muajve.

Qëllimi i projektit është zgjerimi i mundësive për punësim të të rinjve dhe synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë të cilët janë të margjinalizuar në komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Në 15 muajt e ardhshëm, programi do të ofrojë trajnime pë aftësitë e biznesit për rreth 200 të rinj dhe pas përfundimit, 32 propozimet më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do të përfitojnë grante të vogla për të filluar biznesin e tyre. Përmes këtij projekti ne komunën e Vitisë do të përfitojnë 50 të rinj nga trajnimet për biznes dhe se paku 8 grante për punësim në forme të pajisjeve në shumë prej 3,650 euro. Përfaqësuesit e kësaj Organizate, bënë të ditur se “Help”, që nga muaji maj 2015 është aktive në komunat: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Mitrovicë Veriore, Vushtrri, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prizren, Novobërdë, Suharekë, Istog, Deçan, Shtërpcë, Lipjan dhe Leposaviq dhe deri me tani kane përfituar 1100 klientë/biznese.Aziz Zuka

You Might Also Like