Gjilan

Komuna e Gjilanit shpërndan 100 pako me veshmbathje për familjet e dëshmorëve

Komuna e Gjilanit ka filluar shpërndarjen e 100 pakove me veshmbathje për familjet e dëshmorëve, të cilat janë siguruar nga donatorët dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Shpërndarjen e këtyre pakove e ka bërë drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, i cili, e ka falënderuar me këtë rast kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme në mbarëvatjen e punëve, sikurse edhe donatorët dhe MPMS.

“QPS po i përmbyllë aktivitetet për këtë vit, me shpërndarjen e këtij donacioni shumë të rëndësishëm për familjet që kanë sakrifikuar shumë, që ne sot jetojmë të lirë. Këtë vit e konsiderojmë shumë të suksesshëm në përkujdesjen ndaj të gjitha kategorive në nevojë. Me instensitet edhe më të lartë do të vazhdojmë punën edhe vitin e arshdhëm”, ka thënë drejtori Zymberi.

Ndryshe, vlera e një pako me veshmbathje është afro 150 euro.

You Might Also Like