Viti

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Në Viti , kryesuar nga Naim Pira, është  mbajtur sot mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë e Financa, e Kuvendit Komunal , ku janë shqyrtuar një  sërë  propozim vendimesh e të cilat, janë proceduar për miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit.

 

Kanë qenë shtatë propozim vendimesh për mbrojtje të vlerës së natyrës, si monumente të natyrës si Trungun e Bungbutës në Zhiti të Vitisë, burimi i ujit termomineral në Ballancë, Trungjet e Qarrit në Binçë, Trungun e Qarrit në Gërmovë, Pylli i Mllakes në Sllatinë të Epërme, Kompleksi i Trungjeve të Dushkut në Sllatinë të Poshtme dhe Guri i Blinave në Gjylekarë.

 

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe miratua plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2020, plani i punës se komitetit për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin 2020 dhe raporti i punës së këtij komitetit për vitin 2019, si dhe plani i punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020. Ndërkohë, është dhënë një informatë nga Zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2020, si edhe një raport pune nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

 

Aziz Zuka

You Might Also Like