Sportet me dorë

Klubi i Hendbollit Zhegra ndihmohet nga bashkatdhetarët

Klubi i Hendbollit Zhegra ka disa vite që garon në Superligën e Kosovës në Hendboll dhe tashti është stabilizuar në elitën e hendbollit kosovar, megjithëse brengë e përhershme e këtij ekipi mbetet gjendja jo e mirë financiare, problem të cilin e kanë edhe ekipet e tjera.

Në castet më të vështira, gjithmonë janë gjetur njerëz të vullnetit të mirë që i kanë dalë në ndihmë këtij klubi dhe edhe sivjet në prag të stinorit pranveror KH Zhegra falë ndihmës financiare që iu është bërë nga diaspora tashmë veç ka filluar përgatitjet për edicionin e ri dhe ka arritur t’i sigurojë edhe pajisjet e reja sportive për lojtarët falë diasporës zhegrane të cilët jetojnë në Gjenevë, Llozanë , Cyrih , Bazell , Neuashtel , Bern , Hanover ( Gjermani ) , Austri , Suedi , Norvegji , Belgjikë e Amerikë.

Në stinorin vjeshtor, Zhegra është radhitur në pozitën e shtatë me tetë pikë të tubuara.

You Might Also Like