ARSIMI

Klubi i Anglishtës, vendi ku nxënësit kanë mundësinë e demonstrimit të talentit dhe potencialit të tyre

 

Klubi i Anglishtës, i organizuar me iniciativën e Prof. Kujtesa Salihu-Keka, është vendi ku nxënësit kanë mundësinë e demonstrimit të talentit dhe potencialit të tyre në saje të debateve, aktiviteteve, mendimit kritik, argëtimit, filmave e shumë aktiviteteve të tjera, të manifestuara në gjuhën angleze. Ky klub deri më tani është derë motivuese për më shumë se 60 nxënës. Deri tani nxënësit pjesëmarrës janë vetëm nxënësit e klasëve të 11, por për shkak të interesimit të madh për të qenë pjesë e këtij klubi, ne vazhdimisht po punojmë për inkuadrimin e klasëve të viteve të tjera të gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”. Në klubin e anglishtes, ju mund të shfaqni interesat, aftësitë dhe prirjet tuaja në mënyrën më të mirë duke krijuar miq dhe duke folur anglisht. Ju sigurojmë që do të argëtohemi dhe do e kaloni kohën në mënyrë produktive njëkohësisht. Klubi i anglishtes ju mirëpret!

 

The English Club, established with the initiative of teacher Kujtesa Salihu-Keka, is the place where students have the opportunity of showcasing their talent and potential through debates, activities, critical thinking, fun, movies and a whole lot more, all while using English. So far, this club is home to more than 60 students. While currently it includes only people from the 11th grade, because of the large interest shown, we are working on including the other students that attend Gymnasium “Xhavit Ahmeti”. In the English Club you can express your interests, skills and inclinations in the best way by making friends and speaking English. We assure you that you’re going to have fun, and have it while being productive at the same time. The English Club welcomes you! Laureta Kosumi & Viola Maksuti

You Might Also Like