Sportet luftarake

KK Drita me pesё karateistё nё Kampionatin Evropian pёr tё rinj

Prej datёs 06.02.2020 deri me datё 09.02.2020 nё Budapest tё Hungarisё do tё mbahet Kampionati Evropian pёr kadetё, juniorё dhe U21.
Nё kёtё kampionat, Kosovёn do ta pёrfaqёsojnё pesё karateistё tё Klubit tё Karatesё “Drita”, kryetrajneri Blerim Hajdari nё cilёsinё e trajnerit tё reprezentacionit si dhe Elhami Shabani nё cilёsinё e trajnerit tё KK “Drita”.
Nga klubi Drita selektori i reprezentacionit tё Kosovёs, Isak Curri ka pёrzgjedhur kёta reprezentatues: Endrit Beka junior, Vesa Ibrahimi U21, Edisa Beka U21, Shpresim Shabani U21 dhe Benjamin Shabani U21.
Kryesia e klubit, kryetari, Arsim Ibrahimi, trajnerёt, karateistёt dhe prindёrit e KK “Drita” garuesve tanё u dёshirojnё shumё suksese edhe nё kёtё Kampionat Evropian dhe njёherit presin qё tё njёjtit tё na gёzojnё edhe me medalje.

You Might Also Like