Sportet luftarake

KK Dardania e AS Prishtina më të mirat në “Katana Open 2016”

Në Gjilan ka përfunduar turneu i Karatesë “Katana Open” në të cilin kanë marrë pjesë 35 ekipe. Garat janë zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, kurse turneu është vlerësuar si tejet i sukseshëm, gjë të cilën e ka pohuar edhe njëri nga organizatorët nga KK Dardania, Maliq Maliqi.

Garat janë mbajtur në KATA dhe në KUMITE dhe në këtë turne edhe kësaj radhe janë treguar lufta të shkëlqyeshme. Tri vendet e para në të gjitha kategoritë janë shpërblyer me medalje, kupa e mirënjohje. Është shpërblyer edhe  klubi më masovik ndërkombëtar dhe vendor, si dhe garuesi dhe garuesja më e mirë.

Në bazë të medaljeve të arritura ka qenë KK Dardania nga Gjilani që ka pasur suksesin më të mirë, por që ky klub ishte organizator i turneut, andaj nuk preferon që të jetë në konkurrencë, derisa prej klubeve të tjera më e dalluara ishte AS Prishtina.

You Might Also Like