Sportet luftarake

KK Dardania me dy garues në evropianin në Soqi të Rusisë

 

Dy karateistë të Klubit të Karatesë Dardania nga Gjilani do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili nga data 2 deri më 4 shkurt do të mbahet në qytetin Soqi të Rusisë.

Vlera Qerimi dhe Dren Hajdari janë pajisur me viza ruse, kurse krahas karateistëve të KK Dardania do të jenë pjesëmarrës edhe 20 garues të tjerë kosovarë dhe tre gjyqtarë të pajisur me licencë të WKF dhe EKF.

Garuesit kosovarë do të nisen këtë të mërkurë për në Rusi.

You Might Also Like