Futboll

Kika transferon lojtarin e Gjilanit

 

Klubi I Futbollit Kika nga Hogoshti, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës në Futboll, ka transferuar lojtarin e Gjilanit, mbrojtësin Kujtim Dubova.

Shtatgjati Dubova, luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, por mund të vihet edhe në pozita të tjera.

Në faqen zyrtare të KF Kika është shkruar se Kujtim Dubova në stinorin pranveror do t’i mbrojë ngjyrat e KF Kika, ngjyrat bardh e kaltër. Transferimin e ka bërë me dije edhe kryetari I KF Kika, Bajram Vranja, i cili ka premtuar se do të ketë edhe risi të reja në klub.

 

KF Kika do të zhvillojë luftë të madhe për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll, kurse ajo është në garë edhe për Kupën e Kosovës dhe do të përballet me Ballkanin e Suharekës.Kryelajmi.com.

You Might Also Like