Futboll

Kika – Ballkani, ja ku do të luhet ndeshja e Kupës

Edhe zyrtarisht jemi në javën e ndeshjes së çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndërmjet KF Kikes dhe KF Ballkanit, e cila do të zhvillohet të dielën me 10 shkurt nga ora 13:00, në stadiumin e fshatit Hogosht.

Kjo ndeshje është e vlefshme për plasmanin tonë në gjysmë finale.
Skuadra e jonë është duke u përgatitur maksimalisht për këtë përballje, ku së bashku me tifozërine e zjarrtë Ultras LUANËT, premtojmë spektakël në stadiumin tonë super të nxehtë për secilin kundërshtar.
Prandaj, mos harroni vikendi e veçanërisht e diela e 10 shkurtit është e rezervuar për ndeshjen e madhe ndaj skuadrës së Ballkanit.
Po ashtu, edhe trajnerët Hetem Sogojeva dhe Bujar Vraniqi, janë të motivuar dhe presin kualifikimin e skuadrës tonë në gjysmë finale të Kupës së Kosovës.

You Might Also Like