Sportet me dorë

KH Drita shënon fitoren e dytë

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani, sërish i është kthyer fitoreve, duke dëshmuar se humbja ndaj Kastriotit javën e kaluar ishte vetëm një dështim i rastit.

Lojtarët bardh e kaltër këtë javë janë përballur me ekipin e Llapit nga Podujeva dhe në cilësinë e mysafirit kanë shënuar fitore me rezultat 29:39, pra me dhjetë gola dallim.

Për të qenë më e plotë fitorja e gjilanasve janë përkujdesur edhe juniorët, të cilët gjithashtu kanë shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 21:27.

You Might Also Like