Sportet me dorë

KH Drita përforcohet me dy lojtarë

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani është përforcuar me dy lojtarë, me ndihmën e të cilëve sivjet mëton që të arrijë Evropën. Bëhet fjalë për dy lojtarë shumë cilësorë, të cilët vijnë në klubin bardh e kaltër nga Gjilani.

Siç ka bërë me dije Luan Sllamniku, kryetar, KH Drita ka arritur marrëveshje me Korab Syla dhe Rron Ramadani, ish- lojtarë të KH Kastrioti nga Ferizaj.

“M këto dy përforcime KH Drita do të synoj kreun e tabelës edhe një vend që dërgon në Evropë”, ka theksuar Sllamniku.

Të rikujtojmë se KH Drita sivjet përgatitjet i ka kryer në Durrës dhe me ardhjen e Sylës dhe Ramadanit, ekipi që udhëhiqet nga Erhan Shahini, sivjet do të jetë edhe më i fortë.

You Might Also Like