Sportet me dorë

KH Drita në play off, niset nga pozita katër

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani, ka arritur suksesin më të madh viteve të fundit, duke u renditur në pozitën katër, e cila siguron garat e play offit e që është një e arritur shumë e madhe e klubit bardh e kaltër.

Ekipi gjilanas e ka mbyllur sezonin në pozitën e katërt me 26 pikë të tubuara dhe qysh këtë të mërkurë do t’a ketë ndeshjen e parë, kur do të përballet me Kastriotin nga Ferizaj, i cili do të jetë ekip vendas.

“Jemi të përgatitur mirë dhe me një fitore të mundshme do t’i shtojmë gjasat për vend të dytë, pozitë kjo që mundëson dalje në arenën ndërkombëtare”, ka thënë kryetari i klubit, Luan Sllamniku, i cili ka uruar lojtarët dhe shtabin teknik për këtë sukses.

 

 

You Might Also Like