Sportet me dorë

KH Drita, kampion i vitit 1998 me gjysmëkurorë

Vitet nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishin shumë të rënda për sportin kosovar në përgjithësi, ndërkohë që edhe loja e hendbollit po vazhdonte aktivitetin në kushte shumë të vështira, ngase hendbollistët kosovarë ishin përzënë nga palestrat sportive dhe aktivitetin e tyre po e zhvillonin në fusha të hapura.

Në këto vite, fusha e sporteve të vogla e Shkollës Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan ishte shndërruar në arenë në të cilën lojërat e tyre i zhvillonin shumë klube kosovare dhe pikërisht në këtë fushë janë zhvilluar garat më me rëndësi e kontribut të madh në këtë kohë kanë dhënë ata që i dolën në ndihmë hendbollit, siç ishin  Mexhit Devaja, Afrim Kçiku e Abdylhaqim Ismaili.

Sidomos i rëndë ishte viti 1998, kur në Kosovë po vinte erë baroti, kurse në këtë kohë KH Drita kishte ekipin e saj më të mirë, të përbërë nga lojtarë me përvojë, të gjeneratës së mesme dhe lojtarë të rinj, të cilët me plot sukses ishin inkuadruar në ekipin e parë.

Më 1988, KH Drita ishte ekip kampion, por sikur mbeti me gjysmëkurorë të titullit të kampionit në vitin 1998, kohë kur lufta kishte plasur në Kosovë./kryelajmi.com/.

KH Drita (1998). Në këmbë. Abazi,  Murtezi,  Jetishi, Mustafa, Hoxha, V. Mustafa, Dindari, Gashi, Shkodra.

Ulur: Myrtaj, Krasniqi, Gjinolli, Sllamniku, Shahini.

You Might Also Like