Futboll

FC KEK-u lider i pakontestueshëm në Ligën e Parë

Klubi Futbollistik KEK-u nga Kastrioti është lider në tabelë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll dhe objektiv të vetin për këtë vit e inkuadrimin në rang më të lartë garash, aty ku kishte qenë vite më parë.

Ky ekip, që është një ndër më të organizuarit jo vetëm në ligën e parë, por edhe më gjerë, pritet që synimin ta bëjë realitet e këtë nuk e fsheh edhe bashkëbiseduesi ynë Aben Shahini, që është njeriu më meritor për sukseset e këtij ekipi.

Shahini, ky dashamir i madh i futbollit, nuk kursen asgjë nga vetja vetëm e vetëm që klubi i tij i zemrës të arrijë suksese, andaj angazhohet shumë në aspektin organizativ.

“Objektiv i klubit tonë nuk është vetëm inkuadrimi në rang më të lart të garave sa për të qëndruar aty për një vit. Angazhimi i ynë është për një ekip krejt ndryshe, krijimi i një ekipi stabil në Superligën e Kosovës në futboll dhe lufta për trofe e pse jo edhe për dalje në Evropë”, ka thënë Arben Shahini, që ka shtuar se ditë të mira po vijnë për futbollin në Kastriot.

KEK-u që edhe në xhiron e fundit ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në ballafaqim me Kosovën e Prishtinës me golin që e ka shënuar Enis Zabërxha dhe kjo është fitorja e dytë radhazi në fushë të vet.

KEK-u është lider në Ligën e Parë të Kosovës në futboll me vetëm një humbje, 13 fitore dhe 6 barazime, duke grumbulluar 45 pikë.

You Might Also Like