Futboll

Këto janë të gjitha përforcimet e Gjilanit

KF Gjilani, ekip që në mes të dy stinorëve pati probleme organizative, pak para përfundimit të afatit kalimtar dimëror ia doli të këndellet dhe të bëjë disa përforcime në ekip. I gjetur në mesin e artë në tabelë, KF Gjilani mëton se ka një fond të pasur të lojtarëve, andaj me përbërjen që ka pritet që edhe në pranverë të luaj rol me rëndësi në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë miniafat kalimtar KF Gjilani ka angazhuar katër futbollistë. Nga Vllaznia e Pozharanit në KF Gjilani kanë arritur Petrit Terziu dhe Yll Maliqi, kurse pjesë e Gjilanit u bënë edhe portieri Kenan Haxhihamza, që erdhi nga KF Rahoveci dhe Shkëlqim Emërllahu, që në KF Gjilani erdhi nga Partizani i Tiranës. Gjilani ka paralajmëruar se ka rikthyer edhe ish futbollistin e vet, Vllaznim Jashari, i cili për një kohë ka luajtur jashtë vendit.

 

You Might Also Like